Komuna e Tetovës gjatë ditës së sotme ka ndarë mirënjohje nxënësve më të mirë nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët kanë fituar çmime në garat të ndryshme republikane dhe ndërkombëtare.
Me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit shembullor që kanë marrë çmime në gara, Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, ju drejtua nxënësve se më këtë ata kanë bërë krenarë veten, prindër e mësues.
Nga ana tjetër nxënësit janë shprehur të kënaqur me ndarjen e këtyre mirënjohjeve të cilat i kanë bërë krenar ato, familjarët dhe mësimdhënësit.
Ngjarja në fjalë ka për qëllim kryesisht njohjen e kontributit të nxënësve të dalluar, me qëllim inkurajimin e tyre, që padyshim do të kontribuojë në pasurimin, avancimin dhe përmirësimin e cilësisë së njohurive të nxënësve, dhe përmes këtij aktiviteti Komuna e Tetovës riafirmon vendosshmërinë për arsim cilësor në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë. /Lulzime Qazimi/