Kontrata mes komunës së Tetovës dhe shoqatës “Amos Pet” për trajtimin e qenve endacak në Tetovë ka shumë lëshime dhe janë shkelë shumë ligje. Kështu vlerëson Kemal Neziri nga shoqata “Happy Shelter”. Neziri gjatë javës ka qëndruar në komunën e Tetovës për të pyetur se ku janë qentë që zihen në Tetovë, por sipas tij, komuna e Tetovës nuk ka asnjë informacion.
“Kontrata që është nënshkruar mes dy palëve ka manipulime, sidomos nga shoqata. Kërkova që t’i shohë qentë endacak ku janë, me pretekst thonë se janë zënë 18 qenë. Në momentin që janë zëne qentë, janë zënë në mënyrë joligjore. Nuk ka drejtë as komuna as shoqata, pa dokument special të dalin në terren dhe t’i kapin qentë. Ai personi që ka gjuajt qentë me pushkë nuk ka të drejtë pa pasur dokument special. Unë kërkoj nga komuna të di, se kush është personi që ka gjuajt në qentë dhe ku janë qentë”, tha Kemal Neziri- Happy Shelter.
Sipas Nezirit nga Happy Shelter nëse komuna edhe shoqata Amos nuk tregon se ku janë qentë, kjo lë dyshime se qentë endacakë në Tetovë po vriten.
“Po më shumë na vret fakti se ku janë qentë. Në momentin që ne do të dimë ku janë qentë dhe në momentin që do të dimë ku edhe kush i ka zënë dhe si i ka zënë atëherë zbardhet puna nuk ka asgjë këtu, por deri sa këta gjëra mbahen fshehur si nga komuna si nga shoqata çdo ditë na çon në atë drejtim se qentë mbyten edhe nuk dihet se ku janë ”, deklaoi Kemal Neziri- Happy Shelter.
Neziri gjithashtu thotë se ai do të vazhdojë të kërkojë nga komuna se ku janë qentë endacak. Sipas tij nuk mund dikush t’i mbajë qentë në ndonjë vend ku nuk është i licencuar. Edhe TV21 ka kërkuar nga komuna e Tetovës por edhe nga shoqata Amos se ku strehohen qentë endacakë por nuk kemi marrë përgjigje.