Pas namazit të Xhumasë në Tetovë ka filluar ceremonia e varrimit të pesë personave të cilët humbën jetën gjatë ditës së djeshme pas një shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre.
Një numër shumë i madh i personave kanë dalë dhe po ju japin lamtumirën e fundit pesë personave, katër fëmijët dhe nëna e tyre.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme, ndërkaq ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por jo edhe ta parandalojnë tragjedinë.
Komuna e Tetovës ka ndarë dy milionë euro për familjen Zulbeari, si edhe ka shpallur tre ditë zie. Mijëra qytetarë të Tetovës kanë dalur për ta kryer ritualin fetar të varrimit të trupave të pajetë.
https://www.facebook.com/TvShenjaOfficial/videos/765407416998159/

