Me qëllim të përmirsimit të dukshëm të gjendjes së pakimit, para së gjithash në pjesën qëndrore të qytetit të Tetovës, kanë filluar aktivitete të përforcuara, për zbulimin dhe sanksionimin ligjorë të gabim parkimeve.
Theksë të veçantë të këtyre aktiviteteve të cilat i realizojnë më shumë ekipe mobile, nga Stacioni për siguri në trafik dhe rrugë-Tetovë, është përqëndruar në të ashtuquajturën parkim paralel. E cila në masë të madhe pengon realizimin e parkimit zonal, dhe lëvizjen e sigurtë dhe normale të pjesëmarësve tjerë në trafik.
Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë zbuluar dhe sanksionuar 27 lloje të këtilla të kundërvajtjeve, duke përmendur se gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve janë prej 45 deri 180 euro në kundërvlerë të denarit, nvarësishtë nga vendi ku i kanë parkuar veturat e tyre.
Këto aktivitete me intensitet të njëjtë, do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhëshme, ndërsa deri te vozitësit apelohet që tu përmbahen regullava, gjegjësishtë të mosë praktikojnë parkimin paralel, pa marë parasyshë sa kohë planifikojnë të ndalojnë, gjithashtu edhe gjatë periudhës kohore prej ora 10.00 deri ora 20.00 periudhë kjo që dukshëm ritet intensiteti i trafikut në rrugë , në të kundërtën do të ballafaqohen me sanksione të parapara me ligj.

