Portali TetovaSot ka arritur të zbulojë propozimin e katër liderëve të VLEN-it për funksionimin e partisë në katër vitet e ardhshme. Sipas dokumentit të siguruar nga TetovaSot, parashihet që kryetari i VLEN-it të zgjidhet me sistem rotacioni, me mandat njëvjeçar, ndërsa të gjitha subjektet përbërëse të shkrihen në një parti të vetme politike.
Kongresi te kete 500 anëtarë
(katër parti nga 150 + 50 VLEN nga diaspora).
Këshilli i Përgjithshëm – 130 anëtarë
(katër parti nga 30 + 10 VLEN nga diaspora.
Kryesia Qendrore – 33 anëtarë
(katër parti nga 7 + 5 VLEN nga diaspora) + automatikisht (pa të drejtë vote) deputetët, ministrat, zëvendësministrat dhe kryetarët e komunave.
Presidenca – 4 anëtarë me mandat 4-vjeçar
(kryetar, sekretar i përgjithshëm, zëvendëskryetar, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm)
Vendimet merren me konsensus
Kryetari në rotacion çdo vit (në katër vite nga një parti)
Radhitja dhe përfaqësimi i kryetarëve bëhet me short, ndërsa radhitja e pozitave të tjera dakordohet.
Kryetari i VLEN-it – mandat 1-vjeçar
E përfaqëson organizatën në palët e treta
I organizon mbledhjet e Presidencës dhe Kryesisë Qendrore
Sekretari i Përgjithshëm
Është drejtor administrativ i partisë (nënshkrues) dhe përgjegjës për sekretariatet.
Buxheti fillestar: 100.000 euro
(katër parti nga 25.000 euro)
Selia në Shkup
Të gjitha zyrat aktuale bashkohen nën VLEN.


