Tetova pasurohet me një Doktor Shkence të ri.
Dr. Art Zylbeari doktoron në fushën e mjekësisë.
Sot, në hapësirat e Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, nën mentorimin e Prof. Dr. Milka Zdravkovska, u mbajt me sukses mbrojtja publike e disertacionit të doktoraturës ku kandidati dr. Art Zylbeari u vlerësua me notën maksimale 10 duke mar thirrjen doktor I Shkencave te mjeksisë.
Tema e hulumtimit “Lidhja e hiperhomocisteinemisë me presionin e gjakut te pacientët me sëmundje kronike të veshkave” trajton një nga sfidat më aktuale në shkencat mjekësore, duke ofruar qasje të reja dhe rezultate me rëndësi të madhe praktike për zhvillimin e mjekësisë moderne.
Ky sukses përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për Dr. Art Zylbearin, por edhe një burim krenarie për qytetin e Tetovës dhe për të gjithë komunitetin akademik. Kontributi i tij pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e praktikës mjekësore dhe në avancimin e shkencës në vend.
Në fund të mbrojtjes, Dr.Arti apeloi para komisionit të vlerësimit, institucioneve kompetente dhe Ministrisë së Shëndetësisë që homocisteina të njihet si biomarker zyrtar dhe të përfshihet në analizat laboratorike e në institucionet shëndetësore të vendit.
Data 10.02.2026
Aktuale
- Taravari zbulon planin për federatë joterritoriale apo konfederatë!
- A është inteligjenca artificiale e aftë për diagnoza mjekësore?
- Arbër Ademi: Fillkovi, shembulli tipik i një shovinisti të vogël
- Tragjedia e familjes Kola: Mblidhen mbi 75 mijë euro për kthimin e trupave në Shqipëri
- Përplasje e ashpër në Qeverinë e RMV: Filkov i përgjigjet Salit, e quan “dentist” dhe politikan që s’e kupton integrimin europian
- Durmishi: Për pagën minimale nuk duhet të sillen zgjidhje afatshkurte politike ose nën presion
- Shqipëria nuk dërgoi Ambasador në RMV, por dërgoi Nenin 8 të Kushtetutës
- Maksuti: Pala maqedone donte rezolutë, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është i detyrueshëm


