Tetë vite kanë kaluar nga fatkeqësia në Liqenin e Ohrit, kur nga
fundosja e anijes “Ilinden” jetët i kanë humbur 15 persona, turistë nga Bullgaria fqinje.
Fatkeqësia ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2009 në ora 10:30, kur u fundos anija “Ilinden” që me 57 udhëtarë qarkulloi në relacionin nga Ohri në Shën Naum. Atë mëngjes të së shtunës ka qenë jashtëzakonisht ngrohtë, liqeni i qetë, asgjë nuk ka paralajmëruar se do të ndodhte fatkeqësia më e madhe e anijes në historinë e lundrimit në Liqenin e Ohrit. “Ilinden” është përmbysur dhe është fundosur në rreth 250 metra distancë nga bregu i liqenit, afër autokampit “Eleshec”.
Tetë nga viktima kanë qenë banorë të komunës Anton, katër nga komuna Pirdon dhe nga një nga komunat Zllatica, Mirkovo dhe Ribarnica.
Dy javë pas fundosjes, anija “Ilinden” më 19 shtator është nxjerrë në sipërfaqen e Liqenit të Ohrit.
Ditën e njëjtë anija është dërguar deri në kanalin Studençishta, ku, pas hetimit të kryer për rregullshmërinë e tij teknike ndodhet edhe sot, si dëshmi e shurdhër e tragjedisë që mori 15 jetë njerëzish.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim
- “E kishin rëndë ta kuptojnë BDI’në – Artanin e kam mbështetur – Ka informacione që është në Shqipëri, Mexhiti flet për rivalët e tij
- (VIDEO) Muhamed Elmazi: Vitin e ardhshëm, shkollë e re për nxënësit e Matkës