Gjatë stinës së dimrit për mirëmbajtjen e rrugëve në Tetovë do të harxhohen tetë milionë denarë nga buxheti komunal. Siç qëndron në faqen e internetit të Byrosë për shpallje publike, për pastrimin e rrugëve në kushte të dimrit është angazhuar firma “NB Company” nga Tetova me të cilën është nënshkruar marrëveshje gjashtë mujore. Në tenderin i cili ishte publikuar më herët kanë paraqitur dy firma, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për këtë sezon janë siguruar 360 ton kripë dhe 150 ton zallë për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit dhe rrugëve të fshatrave malorë, të cilët gravitojnë në kuadër të komunës”, thonë nga Komuna e Tetovës. Nga vetëqeverisja lokale shtojnë se janë të përgatitur për sezonin dimëror dhe për reshje eventuale të borës.
Data 06.03.2025
Aktuale
- VLEN: BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më!
- “Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe”, fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj
- Pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, katër zyrtarë të kompanisë “Eco Alb” shoqërohen në polici
- Ambasadori Meidani viziton SEEBRIG – Fokus në bashkëpunimin rajonal për sigurinë dhe stabilitetin
- BDI thirrje NATO-s dhe ndërkombëtarëve: Shqyrtoni vendimet e presidentes në Armatën e Maqedonisë! Po margjinalizojnë shqiptarët
- Kërcënoi drejtoreshën e shkollës pasi i kishte marrë celularin gjatë orës së mësimit, arrestohet 19-vjeçari!
- EVN rrethohet nga garda e policisë/ Protestuesit kërkojnë nga EVN sqarim
- Rruga drejt BE-së/ Mucunski: Qeveria mbetet e përkushtuar për integrimin në BE