15.05.2017
Ndër premtimet që ka bërë LSDM-ja, pretendente për të ardhur në pushtet, është edhe heqja e testimit esktren. Pasi që sipas tyre, ky projekt rezultoi një dështim i madh.
Nga njëra anë kemi këtë premtim, dhe nga ana tjetër, datat për mbajtjen e testimit ekstern janë caktuar, më saktë për më 5,6,7,8 dhe 9 qershorë.
Shumica e re parlamentare nuk e shfuqizon dot këtë ligj, pasi që për formimin e qeverisë presin mandatin që duhet të dorëzojë presidenti Ivanov. Sipas medieve në vend, qeveria mund të formohet pas 10 ditësh. Kjo është 10 ditë para provimit të parë esktern.
A i mjafton ky hark kohorë qeverisë së re, për të shfuqizuar këtë ligj?
Sipas ekspertëve juridik, 10 ditë është kohë e mjaftueshme që qeveria të shfuqizojnë dispozitat e ligjit për shkollat e mesme, që kanë të bëjnë me testimin ekstern.
Megjithatë, zv.ministri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, thotë se procesi për përgaditjen e pyetjeve të testimit po rrjedh nromalisht. Për Almakos.com, Neziri thotë se për sa kohë vendimi i shfuqizimit nuk del në Gazetën Zyrtare, obligimi i kësaj ministrie është të mbajë këtë testim.
Ndërsa, mesues dhe nxënës kanë pasur qëndrim kundër mbajtjes së këtij testimi, duke thënë se ky i fundit nuk mund të bëjë vlerësimin real të njohurive.
Herë pas herë ka pasur edhe protesta të organizuara nga nxënësit, për t’i shfaqur qeverisë qëndrimin plotësisht kundërshtues të mënyrës së padrejtë për të vlerësuar njohurit e tyre.
Evi Shkopi
Almakos.com