Që në orët e para të mëngjesit në ditën e 337-të të agresionit brutal të Rusisë, alarmi i një sulmi ajror është dëgjuar në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën.
Kievi u godit, si dhe një numër qytetesh të tjera në të gjithë vendin. Përsëri, objektivat janë civilët, shtëpitë e tyre dhe infrastruktura civile.
Ndërsa ky raport është duke u përgatitur, bazuar në thirrjet e burimeve të CIVIL Media në Ukrainë, sulmet janë duke vazhduar.
Ata po bëjnë thirrje për disa goditje në Kiev, në rrethet Peçerskyi dhe Holosiyivskyi. Në distriktin Holosiyiv, një person sapo u vra dhe dy u plagosën nga sulmet ajrore ruse.
Tashmë është sulmi i tretë që nga orët e para të mëngjesit dhe aktualisht pritet sulmi i katërt./Lajmi i plotë.