14 May
Prokuroria ka iniciuar disa procedura ndaj protestuesve të dhunshëm që morën pjesë në hyrjen me dhunë në Parlament. Ka vepra penale, pjesëmarrje në turmë dhe vetëm dy vepra të vrasjes në tentativë. A ka minimizim të veprës dhe përpjekje të shpëtohen një pjesë e dhunuesve?
Për organizatorët, nëse pranojmë ne se reagimi i turmës ishte spontan, mendoj se e gënjejmë veten, sepse një periudhë më të gjatë kohore, me mbarimin e zgjedhjeve diku në dhjetor, filloi disi me plan të nxitet populli, një reagim për të cilin nuk ishim të vetëdijshëm çfarë do të jetë. Për shembull thirrjet se populli duhet ta merr fatin në dorë të vet, pastaj duke thënë se nuk duhet pritur dikush tjetër t’ua zgjidhë problemin, e cilin problem pra ta zgjidhë? Problemi u zgjodh në zgjedhje, u morën rezultatet e zgjedhjeve dhe normal duhet filluar formimi i qeverisë. Por, organizatorët e këtij manifestimi masiv do të bartin përgjegjësi të posaçme dhe në veprat penale për dhunë dhe pjesëmarrje në turmë, organizatorët janë theksuar në mënyrë të veçantë, me një dënim më të madh të theksuar. Por në rastin konkret kemi një veprim, si ndihmës apo nxitës të veprave të kryera penale. Nxitës është ai i cili me ndonjë fjalë, me veprim dhe në çfarëdo mënyre tjetër krijon përshtypjen se dikush duhet të bëjë ndonjë vepër penale. Ndërsa ndihmës është ai që ndërmerr veprim, të ndihmojë kryerjen e veprës penale, pas kryerjes së veprës penale t’i shkatërrojë gjurmët, e për këtë ka një dispozitë të veçantë, sikurse me përmbaruesit, ai që do t’i largojë pengesat për të kryer një vepër penale, besoj se e dini për çfarë e kam fjalën. Pengesa ishte, hapja e derës nga ana e brendshme. Pra, ky është ndihmës ku ka dispozitë konkrete penale për largimin e pengesave për të kryer një person i caktuar vepër penale.
A mund Prokuroria t’i amnistojë organizatorët dhe ata që i hapën dyert që turma të hyjë pa pengesë në parlament. Me këto dëshmi, video materiale dhe fotografi a mund të ndodhë që të amnistohen?
Mendoj se nuk ka mundësi ta bëjë atë, sepse publiku aq shumë bën presion, të gjithë ne ishim dëshmitarë për atë çfarë ndodhi. Vjetrimi i veprave penale është një periudhë shumë e gjatë. Mendoj se krijohet një atmosferë e re për punën në organet gjyqësore dhe presioni i tillë i publikut, posaçërisht presioni i dëshmive, do duhet prokurori publik t’i përfshijë me ndjekje penale edhe organizatorët edhe ndihmësit, mendoj për ata që e hapën derën.
A mund të ndodhë gjatë procedurës të ndodhë rikualifikim i veprës?
Prokuroria publike në çdo kohë mund të kryejë rikualifikim, nëse vjen në njohuri të reja. Nëse niset procedurë dhe ngrihet akuzë për vepër më të lehtë penale dhe gjatë vetë procedurës dhe gjykimit mblidhen dëshmi të tjera që flasin për vepër të kryer më të rëndë penale, prokurori publik mundet ta rikualifikojë dhe do ti japë mundësi të prononcohet për veprën më të rëndë penale për ta mbrojtur veten.
Bojan Stojanovski

