Tërmet me fuqi prej 3.9 shkallëve sipas Rihterit është regjistruar sot në orën 11.57 në rajonin e qytetit Elbasan, ndërsa i njëjti me intensitet më të dobët është ndjerë edhe tek banorët e Prespës, Ohrit dhe rrethinës.
Siç ka njoftuar Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror, epiqendra ka qenë 130 km në jugperëndim të Shkupit, në rajonin e Elbasanit me intensitet prej 3 deri 4 sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.
Dridhja ka qenë në thellësi prej dy kilometra me epiqendër 23 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 10 kilometra juglindje nga qyteti Librazhd. /SHENJA/
Data 08.07.2025
Aktuale
- Si algoritmet po formësojnë mendjen dhe vendimet tona në shekullin XXI
- Gjorgjievski: Do të vendosim rregull në kaos – Shkupi duhet të ringjallet!
- Murati, Ramës: Të votojë LDK-ja konstituimin e Kuvendit, që pastaj të mundësohet edhe plotësimi i Ligjit të Buxhetit
- Taravari: ASH emëron Halil Snopçen shef të shtabit zgjedhor
- QMK: Zjarri në Çuçer Sandevë jashtë kontrollit
- “Ligji 7501 shkatërroi bazat e bujqësisë shqiptare!”- Myshit Vorpsi: Ka qenë konsensus i të dyja forcave politike, kushti i PD-së ishte…
- Osmani: Edi Rama nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendit, por respekton vullnetin e shumicës së shqiptarëve
- “Tak Fak”/ Pas apelit për ndihmë, institucionet nisin procedurat për kujdestarinë e 59-vjeçares me probleme mendore në Fier