Drejtori i Institutit për Sizmologji në Shkup, Mihaill Garevski në një intervistë për TV SHENJA, tha se duke parë që epiqendra e tërmetit ka qenë e njëjta me atë të shtatorit, kur kishim dridhje prej 5.3 shkallë, vlerëson se kjo është një lloj after-shock.
“Sepse është epiqendra e njëjtë e vitit të kaluar nga shtatori kur kishim magnitudë 5.3, kjo është ai aktiviteti i cili vazhdon dhe mund të thuhet se kjo është një lloj after-shock edhe pse ka kaluar një periudhë e gjatë. Magnitudad 4.1, 4.2 shkallë është normale që shqetëson, sepse sipas shkallës evropiane sizmike, kjo është diku 5 dhe mund të thuhet se numri më i madh i qytetarëve është normale që ta ndjenjë atë, dhe numri më i madh i tyre zgjohen në këtë magnitudë. Por them që nuk është për tu habitur megjithatë nuk pres që edhe më tej të ketë dridhje me magnitudë të tillë. Në periudhën e ardhshme mund të ketë ndonjë after-shock, por me magnituda më të ulëta”, deklaroi Garevski për SHENJA.

