Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi këtë të enjte ishullin e Kretës, duke shkaktuar panik mes banorëve. Lëkundjet e fuqishme sizmike u ndjenë gjerësisht në të gjithë ishullin, duke alarmuar popullatën.
Të frikësuar nga pasgoditjet, shumë banorë kanë zgjedhur të mos qëndrojnë në banesat e tyre dhe ta kalojnë natën në makina. Ata shprehen të tronditur nga përjetimi dhe të pasigurt për situatën e orëve në vijim.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Mediat greke, përfshirë Protothema.gr, kanë publikuar pamje nga ndërtesa të dëmtuara dhe rrugë të bllokuara si pasojë e tërmetit.
Autoritetet lokale janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e banorëve, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë të monitorojnë zonën për pasgoditje të mundshme.
Protothema.gr ka publikuar pamje nga ndërtesat e dëmtuara.