Ekipet e shpëtimit po përpiqen të lokalizojnë dhe shpëtojnë 27 minatorë të cilët kanë mbetur të bllokuar në një galeri në jug të Polonisë për shkak të një tërmeti.
Zëdhënësja e kompanisë PGG, Aleksandra Visochka-Siebiga tha se tërmeti u regjistrua rreth orës 6 të mëngjesit, në një thellësi prej 1200 metrash nën minierën Rydultovi.
Në atë kohë në galeri ishin 68 punëtorë dhe 41 prej tyre tashmë janë evakuuar. Pesëmbëdhjetë u desh të dërgoheshin në spitalet e afërta, por të gjithë janë në gjendje të mirë, shtoi ajo, duke folur për TVN24.
“Ne ende nuk kemi asnjë kontakt me dy minatorë,” vuri në dukje zëdhënësja.
Pamjet televizive treguan helikopterë dhe ambulanca në minierë. Më herët, Wysocka-Siebiga tha se më shumë se 10 ekipe shpëtimi ishin në terren./vizionplus.tv