Një tërmet është ndier mëngjesin e sotëm në ora 07:39 minuta në Prilep të Maqedonisë, me një intensitet mes tre dhe katër ballë sipas shkallës Makrosizmike Evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, 110 kilometra nga Shkupi, me intensitet prej 3.9 ballë ballë sipas shkallës së Rihterit, kumtoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup.

