Tërmet me intensitet prej 2,4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmë në orën 02.10 minuta katër kilometra në perëndim të Ohrit, informojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.
Rrjeti sizmologjik telemetrik mbrëmë në orën 2 e 10 minuta pas mesnate ka regjistruar tërmet, epiqendra të e të cilit ndodhet katër kilometra në perëndim të Ohrit. Magnituda e tij arrin 2.4 ballë, ndërsa ishte ndjerë nga popullata në Ohrit dhe rrethinë me intensitet prej III sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në kumtesën e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror.


