Një tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë herët në mëngjes në orën 04.06 minuta në qytetin e Dojranit.
Tërmeti vjen nga rajoni i epiqendrës së Dojranit, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup. Tërmeti ishte me magnitudë prej 3,3 ballëve.