Ashtu siç edhe pritej, askush nuk duket se i ka lëshuar rrugën njëri-tjetrit mes Boris Johnson dhe ish-Ministrit të tij Financave, britaniko-indianit, Rishi Sunak, për kreun e ri në adresën Nr.10 në Downing Street.
Fakti që bisedimet tre orëshe deri në mesnatën e së shtunës, ditën kur sapo u kthye nga një udhëtim afro dhjetë orësh nga Karaibet drejt Londrës, tregojnë se Boris Johnson, nuk do e ketë të lehtë rikthimin e shpresuar në krye të ekzekutivit britanik.
Rivali i tij Rishi Sunak, shpalli këtë të diel kandidaturën. Për të kaluar në fazën tjetër të garës tre kandidatët, do duhet të kenë mbi 100 deputetë pas tyre, ku Sunak ka afro 130, 57 Johnson dhe po ashtu 30 rivalja e tretë e ish-Ministrja e Mbrojtjes Peni Mordent.
Fakti që Johnson kërkoi takim me rivalin e tij, tregon ose sepse ai nuk i ka 100 votat e pretenduara nga mbështetësit e tij, pasi përndryshe do ishte më e thjeshte për të mposhtur Sunak në votimin online mes anëtarësisë se konservatorëve, ose ai i trembet një shumice parlamentare në radhët e partisë së tij që e komandon rivali i vet, nëse ai do rimerrte postin pas tre muajsh.
E nëse Boris Johnson nuk e shpall kandidaturën mund të jetë edhe për faktin se ai nuk ka ende shumicën, ose se kundërshtaret e tij po punojnë që ai të mos e kalojë shifrën e 100 mbështetësve në radhët e deputeteve konservator.