Ministri për administratë dhe shoqëri informative, Damjan Mançevski në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë, ka thënë se qeveria është duke përgatitur një plan sipas të cilit teprica e administratorëve në institucionet shtetërore do t’i ofrohet biznesit privat.
Sipas Mançevskit, transferimi nga administrata shtetërore në biznesin privat do të bëhet vetëm në formë vullnetare, e jo me detyrim. Ky projekt qeveritar pritet të fillojë në vitin 2019.
Ministri Mançevski poashtu ka paralajmëruar se nuk do të ketë rroga për institucionet që nuk do të dorëzojnë numrin e saktë të punësuarve. Ai ka folur edhe për 1600 administratorët që marrin rroga por rrinë në shtëpi.