Një 29 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim, lidhur me tentativën e tij për të vrarë kushëririn e tij me armë zjarri disa muaj më parë.
Në pranga është vënë i riu M.N., 29 vjeç, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas njoftimit të uniformave blu, 29 vjeçari, së bashku me kushëririn e tij, shtetasin E.N., përgjatë një debati mes tyre, i riu tentoi ta vriste me armë zjarri kushëririn.
Kjo ngjarje ka ndodhur në datë 11 shtator 2024.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokacioni”.
Në shtator 2024, tentoi të vriste me armë zjarri, kushëririn e tij, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
I ndaluari e kreu krimin në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, të cilët u kapën nga Policia, menjëherë pas ngjarjes.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krim kundër personit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Lokacioni”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 29 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit G. N. dhe E. N., gjatë një konflikti më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij, shtetasin E. N.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.