Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e natës në Lushnjë, ku një 66-vjeçar është plagosur me armë gjahu gjatë një tentative grabitjeje.
Policia njofton se Flamur Manë, 66 vjeç, u qëllua me armë gjahu nga një 65-vjeçar, i identifikuar si Dedë Dedaj, gjatë një përplasjeje mes tyre, pasi ky i fundit tentoi të grabiste kasollen e tij.
Sipas deklarimeve të Manës, autori kishte hyrë në kasollen e tij me qëllim vjedhjeje dhe gjatë konfrontimit e kishte qëlluar me armë gjahu.
Pas kallëzimit të ngjarjes, Policia e Lushnjës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Flamur Manë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndaj 65-vjeçarit rëndojnë akuzat për plagosje të rëndë dhe tentativë vjedhjeje me armë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë
Lushnjë
Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.
I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.