Anëtarët e klubit të të rinjve nga Kryqi i Kuq i Kumanovës, këto ditë po realizojnë aksion për ndarjen e ujit në shishe për kalimtarët e rastit në rajonin qendror të qytetit, kumtuan sot autoritetet kompetente të organizatës.
“Organizata komunale e Kumanovës dhe klubi i të rinjve, në Sheshin e qytetit dhe rajonin qendror ndau 320 shishe me ujë, të cilat janë marrë si donacion paraprak. Qëllimi i këtij aksioni ishte që të jepen rekomandime për mbrojtjen e populltës nga vala e ngrohtë. Ky aksion planifikohet të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, derisa zgjatin temperaturat e larta”, kumtuan nga Kryqi i Kuq Kumanovë.
Dje edhe Shtëpia e shëndetit Kumanovë në sheshin e qytetit ka organizuar aksion “Shëndet për të gjithë”, i cili ka përfshirë kontrolle parandaluese, matje të presionit të gjakut, sheqerit dhe holesterolit në gjak. Njëheri mjekët i kanë këshilluar qytetarët për mbrojtje nga vala e ngrohtë dhe mbajtjen e shëndetit fizik dhe mental.