“Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një rritje e rasteve të përkeqësimeve të shëndetit të qytetarëve, kryesisht alivanosje, për shkak se kanë dalë në orët kur nuk rekomandohet. Megjithatë pavarësisht rekomandimeve të mjekëve që të mos dalin gjatë pikut të temperaturave, siç mund ta shihni në shesh ka mjaft lëvizje. Ora shënon 13:40 minuta dhe temperaturat në qendër të Shkupit shënojnë 37 gradë Celsius, ndërsa është paralajmëruar se temperature maksimale do të arrijë deri në 38 grade celsius”
– Advertisements –
Për urgjencat në gjithë territorin e Shkupit, Ndihma e Shpejtë ka në dispozicion vetëm 6 autoambulanca. Mjekja Margarita Atanasovska-Trifunovska edhe sot apeloi që qytetarët të shmangin lëvizjet nga ora 10 deri në orën 19. Të vishen lehtë dhe koka të jetë e mbrojtur, si dhe të mbajnë ujë me vete vazhdimisht.
Kemi pasur nga 70 deri 80 ndërhyrje. Ka ndryshim patologjia që përjetojnë. Numri më i madh i thirrjeve është bërë kur ka pasur alivanosje. Gjithashtu në këtë periudhë kur rriten temperaturat, kemi edhe rritje të numrit të fatkeqësive në komunikacion. Kemi përkeqësim të gjendjes tek të sëmurët kronik dhe tek ata që nuk e marrin rregullisht terapinë. Këto ditë qytetarët ankohen edhe për rritje të tensionit të gjakut. Tek qytetarët e shëndetshëm përveç kësaj, shfaqet edhe marramendje dhe kokë dhimbje”- deklaroiMargarita Atanasovska-Trifunovska- Shtëpia e Shëndetit- Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 51 aksidente në komunikacion. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se edhe nesër do të kemi mot të nxehtë me temperature mbi mesataren. Temperaturat më të larta nesër do të regjistrohet në Gjevgjeli, 41gradë Celsius dhe Demir Kapi deri në 40 gradë Celsius. Në 6 qytete temperaturat do të arrijnë nga 37 deri në 38 grade Celsius. Të Dielën dhe të Hënën temperatura do të bjerë me disa gradë, dhe nga e marta do të rritet përsëri.
Evi Shkopi