Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në disa lugina me paraqitjen e mjegullës dhe me vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor, njoftojnë nga DPHM.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë Celsius.
Në Shkup me vranësira mesatare me paraqitjen e mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë Celsius.
Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm me temperatura ditore më të larta, sidomos të dielën. Në disa lugina do të jetë me vranësira mesatare dhe me mjegull me temperatura më të ulëta të ditës.