Rezultate të afërta por mjaft më të ndryshme se zgjedhjet e kaluara. Në qytetin e Shkupit, nëse numërohen komunat e fituara, Siljanovska dhe Pendarovski janë baraz, 5 me 5. (Siljanovska- Aerodrom, Butel, GAzi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë), (Pendarovski- Kaprosh, Saraj, Qendë, Çair, Shuto Orizarë).
Por fitorja e Siljanovskës në nivel të Shkupit është më e lartë se e Pendarovskit për 664 vota. Siljanovska mori 87.268, kurse pendarovski 86.604 vota.
Është iteresant se të gjitha fitoret e Siljanovskës janë realizuar në komunat ku dalja ka qenë mes 42 dhe 49,95 për qind. Pendarovski ka votuar vetëm në dy komun aku dalja ka qenë mbi 50 për qind (Karposh dhe Qendër).
Pendarovski gjithsej mori 323. 846 vota, Siljanovska 319.240. Kurt ë krahasohen rezultatet e tyre me partitë që i kandiduan me rezultatet e shënuara në zgjedhjet e fundit locale, vërehet se Pendarovski ka fituar gati 100 mijë vota më pak se listat e këshilltarëve të LSDM-së para një viti e gjysëm. (LSDM Zgjedhjet locale – 420.294 vota). Rënie ka edhe te Siljanovska në krahasim me votat e VMRO-së në zgjedhjet lokale për këshilltarë, por kjo rënie është shumë e (VMRO-DPMNE fitoi 335.579 vota, kurse kandidatja e tyre tani mori 16 mijë vota më pak).
Kjo për shkak se në zgjedhjet lokale jehona ishte më e madhe.
Nëse mblidhen votat e LSDM-së dhe BDI-së nga zgjedhjet lokale, sepse Pendarovski është kandidat i tyre i përbashkët, atëherë partnerët e koalicionit kishin rreth 510 mijë vota. Tani Pendarovski ka marë 190 mijë vota më pak.
Data 23.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot jostabil
- (VIDEO) Për Arben Fetain dhe Fatmir Limanin vendoset në qershor
- Rroga në Maqedoni nuk mjafton për bukën, në Gjermani garanton standart jetësor
- Përfshihet nga flakët zona e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, ja çfarë dyshohet
- KRRE publikon çmimoren e re, shtrenjtohet çmimi i naftë
- Tabaku: Investime të korruptuara dhe keqmenaxhuara! Ekonomia po kthehet në “gjueti shtrigash” ndaj punës, modeli aktual po godet klasën e mesme!
- Klekovski: Ka keqpërdorim të pushimit mjekësor në MPB
- Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, kjo është arsyeja


