Një transmetim i drejtpërdrejtë i një fjalimi të presidentit rus, Vladimir Putin, duke folur në një stadium të mbushur të premten, është ndërprerë papritmas, duke vendosur në vend të tij pamje tjetër nga ngjarja, raporton Sky News.
Putini në fjalimin e tij po përkujtonte përvjetorin e marrjes së Krimesë në stadiumin Luzhniki të Moskës para një turme të madhe mbështetësish. Turma mbante flamuj dhe thërriste “Rusi, Rusi” ndërsa ai mbante fjalimin e tij.
Por ndërsa ai dukej se ishte ende duke folur, transmetimi nga televizioni shtetëror rus papritur u ndërpre dhe u vendosen imazhe të tjera.
Është ende e paqartë pse ndodhi kjo.
Presidenti rus kishte lavdëruar trupat e tij, të cilat ai tha se vazhdojnë të “luftojnë heroikisht” në Ukrainë.