Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në Radio Televizionin Shtetëror të Maqedonisë, në programin e gjuhës maqedonase, në “Tema e ditës”. Por gjatë paraqitjes së saj në prapavijë është shfaqur në ekran disa herë harta e Republikës së Kosovës me vija të ndërprera në pjesën kufitare me Serbinë, transmeton TV21. Kjo ka nxitur reagime në opinion pasi Kosova tashmë është shtet i pavarur, me 17 shkurt të vitit 2008 ka deklaruar pavarësinë e saj, ndërsa më 9 tetor të po të njëjtit vit, pavarësia e Kosovës është pranuar nga Maqedonia e Veriut.
Data 19.05.2025
Aktuale
- Donald Trump po humbet durimin me Rusinë, thotë presidenti finlandez
- Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
- Hajredini: Do të ishte një gabim i madh nëse Stavreski do të zëvendësonte guvernatoren e Bankës Popullore
- VLEN: Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani e lë Taravarin të vetmuar në prehrin e Ahmetit!
- Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona
- Digjet gjatë natës një banesë në Magjate të Kuçovës, vetëm dëme materiale
- Konkurse për punësime në disa ministri dhe institucione tjera shtetërore
- Skandal në Spanjë, lojtarët e Realit akuzohen për shpërndarje të videove pornografike!