Telekom Sllovenia për 120 milionë euro dhe ia shiti Telekom Austria 45 për qind të aksioneve të tyre në operatorin telekomunikues të Maqedonisë one.Vip, njofton Telekomi slloven. Me këtë transaksion Telekom Sllovenia tërësisht tërhiqet nga one.Vip, ndërsa Telekom Austria bëhet pronar i vetëm i kompanisë. Në tetor të vitit 2014 anëtarja e grupacionit Telekom Sllovenia, One Shpknjp Shkup nënshkroi marrëveshje për lidhje me operatorin VIP, anëtar i grupacionit Telekom Austria.
Një vit më vonë Telekom Sllovenia dhe Telekom Austriamorën leje nga Drejtoria antimonopole e Maqedonisë për lidhje të One Vip në një kompani. Telekom Sllovenia në këtë moment u bë pronar i 45 për qind, ndërsa Telekom Austria të 55 për qind të aksioneve nga kompania e re e one.Vip. Marrëveshja jepte mundësi në periudhë prej tre vitesh Telekom Austria që t’i ndërmerr të gjithë aksionet.