Kanë filluar aplikimet për garat teknologjike të vitit 2026, të cilat organizohen në kuadër të TEKNOFEST-it, festivalit më të madh në botë të aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë.
Këtë vit, në qytetin e Shanllëurfas, TEKNOFEST fton të rinjtë drejt zbulimeve të reja me 75 milionë lira turke shpërblime dhe mbi 100 milionë lira turke mbështetje financiare. Aplikimet për ata që duan t’i shndërrojnë idetë në projekte dhe projektet në të ardhme vazhdojnë deri më 20 shkurt.
TEKNOFEST 2026 do të organizohet në Shanllëurfa (Şanlıurfa), qytet me histori mijëravjeçare dhe trashëgimi të pasur qytetëruese. Festivali do të mbahet nga 30 shtatori deri më 4 tetor në Aeroportin GAP, duke bashkuar shkencën dhe teknologjinë me miliona vizitorë në “pikën zero të historisë”.
Me kategori garash që rinovohen çdo vit, TEKNOFEST vazhdon edhe këtë vit të jetë nikoqir i garave teknologjike me shpërblimet më të mëdha në botë. Në vitin 2026, do të organizohen 52 gara dhe 127 nënkategori, ndërsa aplikimet vazhdojnë deri më 20 shkurt.
Nga Zemra e Historisë drejt Mendjeve të së Ardhmes: 52 gara të ndryshme në TEKNOFEST Şanlıurfa!
Në TEKNOFEST 2026 do të mbahen gara në fusha të ndryshme si:
Gara e Raketave, Gara e Teknologjive Bujqësore, Garat e Mjeteve Ajrore pa Pilot, Gara e Sistemeve të Mbrojtjes Ajrore “Çelikkubbe”, Gara e Inteligjencës Artificiale në Shëndetësi, si dhe Gara e Terminaleve Satelitore Mobile, gjithsej në 52 kategori të ndryshme.
Ndërsa këtë vit, për herë të parë, do të hapen për aplikim edhe kategori të reja si:
Gara e Luftës Elektronike, Gara e Dizajnimit dhe Operimit të Sistemeve të Avancuara Autonome, Gara e Teknologjive Minerare TEKNOFEST, Gara e Ndjekjes me Dron FPV dhe Gara e Teknologjive në dobi të Njerëzimit, duke u ofruar adhuruesve të teknologjisë horizonte të reja dhe përvoja të fuqishme.
Që nga viti 2018, mbi 4 milionë ëndrra janë shndërruar në teknologji të së ardhmes!
Që nga viti 2018, TEKNOFEST ka qenë pikë takimi për inovacionin, prodhimin dhe idetë që formësojnë të ardhmen, duke pranuar deri tani mbi 4 milionë aplikime. Në TEKNOFEST 2026, mijëra të rinj nga niveli fillor deri në studime pasuniversitare do të kenë mundësinë të aplikojnë në gara të ndryshme dhe t’i shndërrojnë ëndrrat e tyre në projekte reale.
Aplikimet për garat teknologjike në kuadër të TEKNOFEST 2026, që do të mbahet në Şanlıurfa, përfundojnë më 20 shkurt.
Të gjithë ata që duan të jenë ndër arkitektët e së ardhmes dhe të bëhen pjesë e pionierëve të teknologjisë, mund të aplikojnë që tani.
TEKNOFEST, i organizuar nën udhëheqjen kryesore të Fondacionit T3 dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë të Turqisë, me mbështetjen e kompanive kryesore teknologjike, institucioneve publike, mediave dhe universiteteve, po përgatitet të takojë adhuruesit e teknologjisë në Şanlıurfa në vitin 2026. Për të marrë pjesë në garat teknologjike të “festivalit të vetëm të të parave”, aplikimet mund të bëhen në faqen zyrtare www.teknofest.org.




