Partnerët socialë, Ministria e Kulturës dhe sindikatat e kulturës, SONK dhe SKRM zhvilluan sot një takim pune në të cilën u diskutua për tejkalimin e problemeve në zbatimin e Marrëveshjes Kolektive në pjesën për pagat në fushën e kulturës për muajin korrik.
Në takim u konkludua se arsyet për problemet për shkak të të cilave pagat për muajin korrik janë vonuar, janë tejkaluar dhe se pagesa e pagave fillon menjëherë për ato institucione që janë të gatshme. Pjesa tjetër do të marrë pagat e tyre në faza pas harmonizimit të sistematizimeve në institucione.
Ministrja e Kulturës Stefoska u bëri thirrje atyre institucioneve që nuk kanë miratuar sistematizime të reja në përputhje me Marrëveshjen e re Kolektive, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në këtë mënyrë të fillojnë të paguajnë pagat, dhe kështu të fillojnë ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen kolektive që hyri në fuqi në janar të vitit 2020.