Edhe pse në vendin tonë ekzistojnë paragjykime se të kërkosh ndihmë në repartin psikiatrik atëherë je buzë çmendurisë, megjithatë mjekët thonë se këta paragjykime nga viti në vit tejkalohen. Mjekët shohin lëvizje pozitive në këtë drejtim në Tetovë.
Mjeku psikiatër Musli Ferati, thotë se në dhjetë vitet e fundit janë tejkaluar këtaparagjykime.
“Sa i takon repartit tonë në përgjithësi mund të them se jemi të kënaqur pasiqë pacient me devijime psiqike domethënë në bazë të rekomandimeve të mjekëve të përgjithshëm vijnë kërkojnë ndihmë psikiatrike edhe përkundër të gjitha atyre paragjykimeve të gjith atyre stigmave që kanë.Unë jam këtu mbi dhjetë vite dhe shoh disa lëvizje pozitive dhe lirisht mund të themi se jemi të kënaqur” thotë Ferati. Megjithatë krahas kësaj, shumë qytetarë nuk këkrojnë ndihmë sepse ata gjejnë mënyra të tjera jo adekuate për të marrë trajtim adekuat .
“Në bazë të disa të dhënave që i sigurova ne mesatarisht në këtë repart kemi 600 apo 700 pacient i kemi që kërkojnë ndihmë psikiatrike prej të cilëve dhjetë apo pesëmbëdhjetë edhe hospitalizohen mirëpo reparti psikiatrik ka edhe dy qendra njëra është qendra e shëndetit mendor në të cilën kemi 160 pacient dhe kemi një qendër tjetër për sëmundjet e varshmërisë në të cilën trajtohen mjekohen mbi 90 pacient”, deklaroi ai.
Këta pacient çdo muaj marrin mjekim në këto repartee . Nga 200 raste të reja regjistrohen në këtë repart.
“Këto janë pacient që paraqiten për çdo muaj në repartin psikiatrik 600 apo 700 pacient në këtë repart të cilët janë pacient jo vetëm të rinjë po që duhet të mjekohen, në mesin e tyre të rinjë mund të jenë rreth 200 apo 300 pasiqë sëmundjet psiqike janë sëmundje kronike nuk zgjatin një javë apo një muaj po zgjasin më tepër dhe kërkojnë më tepër kohë për t’u mjekuar”, theksoi psikiatri Ferati. Ai thotë se duhet që pacientët të paraqiten në repartin e psikiatrisë në Tetovë që në fazat e hershme të sëmundjes, por thekson se kur pacientët vijnë në këtë repart ata janë në fazë shumë delikate dhe mjekimi i tyre është tepër i vështirë.Kështu edhe pse në Tetovë në këtë kohë ekzistojnë dy institucione për trajtimin e sëmundjeve depresive megjithatë mungojnë pacientët ndërsa në anën tjetër shumë dukuri devijuese shënojnë rritje në rajonin e Pollogut, siç janë dhuna në familje, vetëvrasjet, sulmet fizike, prishjet e rendit dhe qetësisë publike dhe shumë dukuri tjera negative të cilët kryhen nga individë që vuajnë nga sëmundjet depresive./TvKoha/