Me shfaqjen “Zoti i masakrës” në interpretim të IP “Teatri turk” nga Shkupi, përmbyllet edicioni i sivjetmë jubilar, i 60-të, i festivalit “Vera e Ohrit”.
Jo rastësisht, shfaqja e Teatrit turk është zgjehdur për terminiun e mbylljes solemne të “Verës së Ohrit”, në mënyrë që të shënohet jubileu i institucionit – 70-vjetorin e themelimit.
Për shfaqjen “Zoti i masakrës” regjisorja Bilge Emin thotë se e prezanton dhunën tek njerëzit, egërsinë që e kemi secili prej nesh…
“Rolet në shfaqje i interpretojnë Sizan Akbelge, Xhenap Samet, Filiz Ahmet dhe Selpin Kerim. Skenografinë e ka bërë Tatjana Bllazhevska – Hristovska, kostumografe është Maria Pupuçevska ndërsa asistent i regjisores është Xhenap Samet.
Shfaqja do të luhet në skenën e Sarajit të poshtëm me fillim në orën 21:00.
Përndryshe, ky edicion i festivalit të “Verës së Ohrit”, për shkak të situatës me koronavirusin u mbajt në termin të ndryshëm nga i zakonshmi, me numër të ulur të përmbajtjeve, nën numër të kufizuar të shikuesve. Pavarësisht masave restriktive për mbrojtje, publiku në Ohër gjatë 27 ditëve të kaluara pati mundësi të shijojë 26 koncerte muzikore dhe gjashtë shfaqje teatrale.