VMROa-DPMNE kërkon që të zvogëlohen pagat e zyrtarëve.
“600 mijë qytetarë jetojnë me 150 denarë në ditë. Në kushtet e krizës ekonomike, inflacionit enorm dhe varfërisë, gjëja e fundit që duhet bërë është rritja e pagave të zyrtarëve. VMRO-DPMNE kërkon që menjëherë të zvogëlohet dhe korrigjohet koeficienti për kompleksitetin e vendit të punës, me çka do të zvogëlohen pagat e zyrtarëve”, tha sot në një konferencë për media, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së opozitare, Marija Miteva.
Ajo përmendi se “zyrtarët nuk duhet të jenë qytetarë të një rendi të veçantë, por shërbëtorë të popullit”. (INA)



