Këshilli i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot në seancë duhet të vendosë se cilët kandidatë do të propozohen për lider të ardhshëm të LSM-së në Kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm të paralajmëruar për 11 nëntor. Për lider sindikal, kandidatura dorëzuan u.d. i tanishëm kryetar Darko Dimovski, kryetari i AOGJSH-it, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatës policore të Maqedonisë Aco Antovski, por Kryesia e LSM-së konfirmoi se vetëm Dimovski i përmbush kushtet për kandidaturë. Në seancën e mbajtur më 25 tetor, Kryesia e LSM-së i shqyrtoi të gjitha kandidaturat dhe konfirmoi se Dimovski i përmbush kushtet, ndërsa dy të tjerët nuk i kanë përmbushur kushtet. Sipas Kryesisë së LSM-së, Dimovski ka pasur mbështetje nga 12 degë sindikale, ndërsa Grujovski ka pasur mbështetje nga pesë. Kryetari i AOGJSH-së, Grujovski pohon se i përmbush kushtet për kandidaturë, por nuk pret që në seancën e Këshillit të pranohet kandidatura e tij për shkak se dyshohet për përvetësime.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Presidenti Begaj uron besimtarët ortodokse për Pashkën: U ndriçoftë jeta juaj me besim, shpresë e gëzim
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji

