Presidenti Biden do ta kishte pasur shumë më të lehtë të vendoste rreth vizitës së znj. Pelosi në Tajvan, sikur të kishte qenë vizita e tij e suksesshme në Lindjen e Mesme, dhe sikur Presidenti Erdogan të tregohej më konstruktiv ndaj perëndimit. Mirëpo, kjo situatë e ka ç’ekuilibruar peshoren gjeopolitike.
Dr. Muhamed KAJOLLI
Për mua Lufta Tretë Botërore (LTB), kishte filluar që në 2015, kur dy raketa Amerikane nga deti Mesdhe u hodhën në Siri. Ndonëse nuk ishte momenti i duhur politik, mirëpo, ishte një sinjal për të treguar se SHBA-të janë të vendosura që të mos shkelen kufijtë e saj gjeostrategjik. Projekti me ISIS-in ishte dhe mbetet projekt mbrojtës në dobi të Izraelit nga sulmet eventuale që mund t’ju vijnë nga shtetet arabe kur LTB të jetë përshkallëzuar më shumë.
Numri më i madh i analistëve gjeopolitik në botë priste një ndërhyrje ushtarake kineze në Tajvan. Aty pritej të fillonte pjesa tjetër e LTB “lokale” pas Sirisë, mirëpo, u befasuan me sulmin ushtarak (klasik) të Rusisë në Ukrainë. Rusia do të parapëlqente që lufta Rusi-Ukrainë të konsiderohej një luftë lokale sikurse po zhvillonte SHBA nëpër botë, mirëpo, nëse perëndimi nuk do ta ndihmonte hapur Ukrainën, ajo do të humbësja më e madhe.
Forcat ushtarake të Perëndimit përpara ishin të përqendruara në det dhe në qiej, mirëpo, pas rënies së murit të Berlinit (1989) dhe shpërbërjes të Bashkimit Sovjetik ato do të shfrytëzojnë rastin të kapin territore më në brendi të kontinenteve në emër të konflikteve të brendshme dhe, të njohura si luftëra të lokalizuara. Kështu hynë në Irak dhe në ish Jugosllavi. Pastaj doli 11 shtatori 2001 dhe luftërat lokale morën tjetër kahje. Me pushtimin e Afganistanit, forcat kontinentale bënë aleancë me forcat rajonale dhe iu përgjigjën perëndimit.
Më 2006 Rusia do të pushtojë Abhazisë (Gjeorgji), më vonë Krimenë (në Ukrainë), kështu që, tani luftërat lokale i shkonin përshtati Rusisë dhe shteteve të tjera më të vogla sikur Irani, i cili tani kontrollon pjesën më të madhe të Irakut, Sirisë, Jemenit dhe jugun e Libanit. Perëndimi ka humbur terren edhe disa shtete në Afrikë sikur Eritrea, Xhibuti, Somalia… Mirëpo, pushtimi i Ukrainës Lindore nga Rusia është mesazh i qartë për SHBA-të dhe aleatët e saj. Të bëhen pjesë aktive në luftën kundër Rusisë, Kinës, Iranit, apo do të vazhdojë të tërhiqet deri në një ditë të caktuar.
SHBA po humb terren edhe në Amerikën Jugore, atje Meksika dhe Brazili kanë një ngritje të lartë ekonomike dhe janë duke dominuar në shumë shtete të këtij kontinenti. Kohëve të fundit po vërehen disa luhatje në vendimmarrje nga Stejt Departamenti i SHBA, kundrejt Rusisë dhe Kinës. SHBA-të ende nuk janë të vendosura që Ukrainën ta ndihmojnë me avionë të sofistikuar nga frika se mos po ju zbulohet teknologjia e tyre nga rusët. Duket qartë se SHBA nuk ka besim të plotë në ukrainasit, të cilët në thelb janë sllavë.
Para disa dite Nancy Pelosi një politikane e lartë (e treta) në SHBA ka paralajmëruar se do të vizitojë Tajvanin në pjesën e dytë të muajit gusht. Ajo, kishte planifikuar që këtë vizitë ta kryente në prill, mirëpo, u pengua nga prekja me Covid 19. Kjo politikane herët është deklaruar se është kundër politikave anti demokratike të Kinës, ndonëse për vizitën në Tajvan nuk ka dhënë asnjë detaj. Mirëpo, këtij paralajmërimi nuk i mbeti borxh Kina. Presidenti Xi Jinping i dërgoi menjëherë letër presidentit Biden duke e paralajmëruar se ajo nuk ishte e mirëpritur as në Tajvan. Ndërsa një zyrtarë ushtarak i lartë i Mbrojtjes së Kinës paralajmëroi edhe ndërhyrje ushtarake nëse ajo këmbëngul të vizitojë Tajvanin. Gjë që nënkupton se mund të goditet aeroplani saj në ajër.
Ministria e Mbrojtjes e SHBA sugjeroi Presidentin Biden të ndalojë znj. Pelosi të vizitojë Tajvanin, sepse nuk e shohin të përshtatshme për momentin, sidomos pas vizitës të pa suksesshme të Bidenit në Lindjen e Mesme. Paralajmërimi i znj. Pelosi dhe mos tërheqja e saj deri tani nga kjo vizitë, ka vë në siklet administratën e Bidenit dhe, s’do mend se presidenti duhet të ketë kokë dhembje edhe më të forta pas prekjes me Covid 19. Bota po pret që znj. Pelosi të deklarohet edhe pse pak a shumë kuptohet se cili do të jetë vendimi i saj pas sugjerimit që ia bëri presidenti Biden, që ta rishikojë edhe një herë vizitën e saj.
Presidenti Biden do ta kishte pasur shumë më të lehtë të vendoste rreth vizitës së znj. Pelosi, sikur të kishte qenë vizita e tij e suksesshme në Lindjen e Mesme, dhe sikur Presidenti Erdogan të tregohej më konstruktiv ndaj perëndimit. Mirëpo, kjo situatë e ka ç’ekuilibruar peshoren gjeopolitike. Në anën tjetër SHBA nuk mund të vonohet sikurse në LPB dhe në LDB që hyri me vonesë në Luftë. Kësaj radhe ajo nuk qëndron pas Anglisë e Francës, por është udhëheqësja e globit. Sa më shumë të vonohet aq më shumë do të rritet kokë dhembja.
Lutemi, që Turqia dhe Irani sa më shpejtë t’i nxjerrin kartat e ambicieve të tyre. Dy polet Rusi-Kinë dhe NATO varen shumë nga animi përfundimtar i këtyre dy shteteve. SHBA nuk mund të ndërhyjnë në këto dy shtete sikur ndërdynë në Pakistan. Pozita gjeostrategjike e këtyre dy shtete është vendimtare në këtë Luftë globale. Ndonëse Turqia është në NATO dhe Irani hë për hë ka anshmëri në aleancën Rusi-Kinë, asnjëra prej këtyre dyjave nuk ka dhënë fjalën e fundit.
Si shqiptar dhe natyrisht si musliman më duhet të dal hapur me qëndrimin tim. Uroj që këshilltarët politik turq dhe iranian ta kenë parasysh mendimin tim. Vërtetë, ateizmi perëndimor është shumë i rrezikshëm për muslimanët, shthurja dhe degjenerimi janë në kulm, mirëpo, në këso situatash muslimanët kanë ditë dhe dinë mirë të notojnë. Perëndimi është plakur dhe, e ka kuptuar se dominimi i racës së bardhë në botë paska qenë një ëndërr. Tani për muslimanët priten ditë më të mira me perëndimin.
Në anën tjetër, sllavët në përgjithësi dhe rusët në veçanti kanë shkaktuar shumë dëme nëpër botë e në veçanti ndaj muslimanëve. Ndërsa kinezët janë popull pa fe dhe, pa ndjenja humane. Atje jetojnë mbi 100 mil. muslimanë, të cilët po trajtohen barbarisht. Kina përveç shumë persekutimeve që ua bën, ajo ua ka ndaluar të thërrasin ezanin sipas traditës së Muhammedit s.A.s. Atje ezani thirret në këtë mënyrë: 1.Të gjithë jemi fëmijë të vatanit – katër herë. Në vend të Allahu ekber 2. Erdhi koha e salatit (Haj-ja alel salah). 3. Ejani në shpëtim ( Haj-ja alel felah). 4. Kërkoni zhvillimin nga Vatani. Në vend të La ilahe il-lallah.
Allahu e di më së miri, lutemi që paqja të mbisundojë botën.