Maqedonia dhe Bullgaria sot me memorandum e zyrtarizuan
paralajmërimin për uljen e tarifave ndërkombëtare për roaming në shërbimet e telekomunikimeve.
Memorandumin e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Maqedonisë, Damjan Mançevski, dhe ministrit bullgar i Transportit dhe Lidhjeve dhe Teknologjive Informatike,
vajlo Moskovski, gjatë seancës së përbashkët të qeverive të të dy shteteve që u mbajt në Strumicë, në prezencë të kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.
Dokumenti mundëson që trupat rregullatorë të të dy shteteve të fillojnë procedurë me të cilën do t’i nxisin operatorët të lidhin marrëveshje për çmime më të ulëta gjatë bisedave, porosive dhe internetit në roaming.
Çmimet e bisedave me celularë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, siç potencuan disa herë nga ministritë dikasteriale, janë ndër më të lartat në Evropë. Tani për një minutë bisedë në roaming nga Bullgaria në Maqedoni paguhet mes 90 dhe 210 denarë dhe 750 denarë për megabajt internet.
Maqedonia është shteti i parë nga Ballkani Perëndimor me të cilën Bullgaria nënshkruan memorandum për uljen e roamingut. Sipas paralajmërimeve, në dhjetor duhet të nënshkruhet marrëveshje e tillë edhe me Serbinë.
Data 29.10.2026
Aktuale
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite
- Zëri i Arlinda Zekajt: Incizimet që tronditën opinionin publik
- VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake
- Skandali i neglizhencës policore në rastin e Arlinda Zekajt
- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik
- Reforma e ligjit për pasurinë: Gërvalla thekson se askush nuk është mbi ligjin
- “Rama është deligjitimuar politikisht, do ketë protesta edhe më të forta”, Tomor Alizoti: Zemërimi popullor nuk shuhet, kryeministri me njerëzit e tij vetëm kanë vjedhur


