Në prag të zgjedhjeve lokale të parapara më 19 tetor, të shtunën më 23 gusht, fillon mbikëqyrja publike e Listës zgjedhore i cili zgjat 20 ditë, pra deri më 11 shtator në mesnatë. KSHZ-ja finalizon Listën e përfunduar zgjedhore, pra certifikatat nga Lista zgjedhore mbi të cilat zhvillohet votimi më së voni më 3 tetor.
Qytetarët i paraqesin kërkesat e tyre për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në certifikatat e Listës zgjedhore që është vënë për shqyrtim publik me shkrim në zyrën rajonale të KSHZ-së ose zyrën e vendit në zonën e tyre të vendbanimit, ose me email në KSHZ.
Kërkesa duhet të shoqërohet me provat e nevojshme. Kërkesat për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në Listën zgjedhore dorëzohen në periudhën nga 23 gushti deri më 11 shtator.
Qasje në Listën zgjedhore u mundësohet edhe të burgosurve. Kërkesën për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në certifikatat e veçanta të Listës zgjedhore gjatë mbikëqyrjes publike, personat në paraburgim ose në burg duhet ta paraqesin nëpërmjet organit kompetent për kryerjen e sanksioneve në KSHZ, nga 23 gushti deri më 11 shtator.
KSHZ-ja edhe pas kërkesave dhe paraqitjeve është e detyruar të vendosë me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit për refuzimin e kërkesës, qytetari në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit mund të ngrejë padi në Gjykatën administrative në mënyrë elektronike. Pas padisë, Gjykata administrative në afat prej 24 orëve vendimin menjëherë ia dorëzon paditësit në mënyrë elektronike. Vendimi i plotfuqishëm i Gjykatës administrative i miratuar pas padisë për regjistrim, ndryshim dhe fshirje është pjesë përbërëse e Listës zgjedhore të nënshkruar nga KSHZ-ja.