Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet intensive për dokumentimin e plotë të rrethanave të një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë, si dhe për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia dhe pamundësisë për t’u larguar, dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar pranë autoriteteve.
Sipas hetimeve, dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin Sadik Kapica, 65 vjeç, për motive të dobëta, në një zonë të njohur si “Dëshmorët”.
Gjatë përplasjes, shtetasi N. I. dyshohet se e ka goditur 65 vjecarin me qytën e një arme zjarri. Po ashtu, nga pakujdesia, është plagosur rëndë edhe shtetasi Amarildo Cena 36 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.
Njoftimi:
Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.
Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.
Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.


