Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në ajër në zonën e daljes së Fushë-Krujës. Pas mbërritjes në vendngjarje, forcat policore kanë kryer këqyrjen e terrenit dhe kanë gjetur e sekuestruar tre gëzhoja.
Aktualisht nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes, dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
“Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.