Më datë 05.05.2026, në ora 18:45 në SPB Tetovë, personi V.S. (31) nga fshati Strimnicë, ka denoncuar se rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, për shkak të një keqkuptimi paraprak në rrjetet sociale, është sulmuar fizikisht nga A.Sh. (25) nga Tetova, J.A. dhe një i mitur po ashtu nga Tetova. Lëndimet e tij janë konstatuar në Qendrën Klinike të Tetovës.
Rreth orës 14:30, A.Sh. dhe i mituri janë paraqitur vetë në stacion. Pas bisedës në prani të prindit dhe avokatit, i mituri është liruar, ndërsa A.Sh. është ndaluar. Më vonë, në ora 20:25, bashkëshortja e V.S. ka denoncuar se në oborrin e tyre në Strimnicë, dy persona të maskuar me motoçikletë kanë shtënë me armë.


