Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në Gjykatën Administrative, Muzeun e Luftës Maqedonase, Muzeun Arkeologjik, Hotelin Aleksandar Palace, S. “Boris Trajkovski” dhe nëntë shkolla në Shkup, pas raportimeve të sotme se në e email adresat e tyre janë dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme.
Ndryshe MPB edhe më herët njoftoi se në disa lokacione tjera, raportimet kanë qenë të rrejshme. MPB: Janë të rreme denoncimet për bomba në QTQ, East Gate Mall dhe disa lokacione tjera