Në pjesët perëndimore të vendit mëngjesin e sotëm dhe gjatë natës kishte të reshura të dobëta lokale të shiut dhe frynte në erë mesatare juglindore. Në Shtip, era ishte në një shpejtësi prej 45 kilometrave në orë.
Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut të rastit me intensitet më të dobët në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fryjë mesatare deri në të përforcuar juglindore.
Gjatë natës, duke filluar nga pjesët perëndimore, reshjet do të intensifikohen dhe zgjerohen drejt lindjes. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende përkohësisht e përforcuar juglindore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri në 17 gradë.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, përkohësisht me erë të përforcuar juglindore, herë pas here të intensifikuar. Gjatë natës do të ketë shi të përkohshëm, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë shkallën e 15-të.
Sipas DPHM, nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme, të cilat do të jenë më rrëmbyeshme me mbi 25 l/m2, veçanërisht në perëndim dhe në pjesët juglindore. Do të jetë erë mesatare, në vende-vende, era e përforcuar juglindore .
Në dy ditët e ardhshme do të ketë një stabilizim të përkohshëm, ndërsa gjatë fundjavës pason një periudhë e motit të ndryshueshëm dhe me shi. /mia