Të punësuarit në Agjencinë e Aviacionit Civil të Republikës së Maqedonisë (AAC) do të kenë mundësi të kryejnë trajnime për sigurinë e aviacionit, navigacionin si dhe në fusha të tjera në Akademinë Aviacionit në Singapor.
Kjo para dy ditësh në Singapor është dakorduar midis drejtorëve të AAC dhe Autoriteteve të Aviacionit Civil në Singapor, Goran Jandreoski dhe Kevin Shum. Kjo marrëveshje, sipas AAC, paraqet dëshmi për përkushtimin e Singaporit për zhvillimin ndërkombëtar të aviacionit civil dhe mbështetjen e iniciativës së IKAO, “Asnjë vend nuk është i lënë anash”.
Autoritetet e Aviacionit Civil të Singaporit, përmes Akademisë së Aviacionit, do të përgatisin dhe implementojnë programe për trajnim si përkrahje për zhvillimin e fluturimeve ajrore në Maqedoni. Me këtë, thonë nga AAC, do të përmirësohet cilësia e njohurive të të punësuarve në AAC dhe fitohen njohuri dhe përvoja të reja nga fusha e sigurisë së aviacionit, navigacionit, sigurisë ajrore, si dhe në fusha të tjera që janë me rëndësi të madhe për zhvillimin Aviacionit Civil të Maqedonisë.
Data 27.02.2025
Aktuale
- VLEN: Kush e shpëtoi Bujar Osmanin? Është koha të jepet përgjigje!
- Në Shkup u përkujtuan dëshmorët e Lëvizjes “Jyxhel”
- Kaloi murin, rastet e ngjashme me të Gjestit në botë dhe vendimi i Big Brother ndaj tyre
- Goditi me grushte një vajzë në Tiranë, vihet në kërkim 38-vjeçarja
- Arratisja e Artan Grubit, MPB jep detaje
- Siljanovska-Davkova për rezolutën e SHBA-së: Kemi vepruar mirë
- Lawson: Me qeverinë e RMV-së kemi mendime të ndryshme për çështje ndërkombëtare, por si partnerë në NATO punojmë bashkë
- (VIDEO) Merhamet organizoi aksion masiv për dhurimin e gjakut