Sot është mbajtur seanca e radhës e procesit gjyqësor kundër pjesëtarëv etë Grupit të Kumanovës. Avokatët nuk kanë dhënë detaje lidhur me vazhdimin e sotëm të seancës katërorëshe, për shkak se aty janë prezantuar dëshmi të koduara. Mirëpo Gazeta Lajm ekskluzivisht merr vesh se në seancën e sotme janë prezantuar dëshmitë deri më 9 maj të vitit 2015, kur edhe kanë filluar luftimet. Burimet tona, njoftojnë se në seancën e ardhshme që do të mbahet të premten, do të paraqiten bisedat e 9 dhe 10 majit.
“Në mesin e këtyre bisedave me siguri do të jenë edhe ato të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, për të cilat veçmë ka folur Sulejman Osmani”, deklaruan për Gazetën Lajm burime nga mbrojtja e të arrestuarve të Grupit të Kumanovës.
Në këtë proces akuzohen 37 të arrestuar një pjesë e të cilëve nga Kosova dhe një pjesë tjetër nga Maqedonia.
Prokuroria I akuzon ata për terrorizëm për shkak të luftimeve që u zhvilluan më 9 dhe 10 maj në Kumanovë. Bilanci i këtyre luftimeve ishte 8 polic të vrarë dhe 10 pjesëtarë të grupit. Mbrojtja mohon akuzat për terrorizëm.