Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoninë e Veriut-MATUSITEB, për të premten ka paralajmëruar protestë në mbështetje të Palestinës.
Protesta do të fillojë nga ora 13:30 para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshi të Vjetër.
Motoja e protestës është “Ngrite zërin e ndërgjegjes”.
Kujtojmë se sulmet e ushtrisë së Izraelit mbi Rripin e Gazës ende po vazhdojnë, ndërsa deri tani jetën e kanë humbur mbi 220 civilë.
Protesta pro palestinezëve janë mbajtur pothuajse në çdo vend të botës.