Në Projektin “Përfshirja e grave të bashkësive jo shumicë në tregun e punës, kanë marrë pjesë pesë komuna të Maqedonisë: Shkup, Shtip, Tetovë, Kumanovë dhe Manastir, ku janë përfshirë në trajnime gratë e bashkësive me pakicë, në tregun e punës. Projekt ky me pjesmarrjen e përfaqsuesve të CARE, ANTIKO, donator, institucione qeveritare, shfrytëzues të Projektit, si dhe veprues tjerë që ishin përfshirë në aktivitetet e Projektit.
Prezantuesit paraqitën metodologjinë e posaçme, e cila u përdor për t’iu qasur grave të bashkësive etnike me pakicë, si dhe për t’I motivuar ato ta ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj punësimit, për të fuqizuar kapacitetet dhe konkurrueshmërinë e tyre për punësim, si dhe për mentorimin e tyre nëpërmjet të procesit të kërkimit aktiv të punës. Qasja e projektit u prezantua si një vegël e përshtatshme dhe efikase, e cila më tej do të mund të shfrytëzohet nga veprues të tjerë, të cilët do të veprojnë në çështjen e përfshirjes së grave të bashkësive etnike jo shumicë, si dhe kategori të tjera të cënueshme, në tregun e punës.
Gyner Basha Nebiu, tha se Projekti përfshinte një sërë trajnimesh që kishte të bëjë me ngritjen ose fuqizimin e tyre, mirëpo ajo ka qenë edhe hyrje në përforcimin e kapaciteteve të tyre, e më vonë është kuptuar se ato janë të interesuara të ndjekin edhe disa kurse profesionale, që janë të verefikuara dhe përfitojnë një certifikatë, që pas asaj do të mund të hapin edhe biznese të vogla, të vetpunësohen, ose gjithashtu të punësojnë edhe të tjerë.
Nebiu, prezantoi rezultatet e gjertanishme, ku vuri theksin te interesimi i grave për ndjekjen e kurseve si dhe për vetëpunësim.
“Një pjesë të madhe, 30 veta i inkuadruam në praktikë, në lëmitë që ishin të interesuara, nga 180 vetë. Gjithësej të interesuara ka 326, tek ne planifikuam 250, ku do të thotë se interesimi ishte i madh kështu që e zmadhuam numrin. Prej atyre, 180 vazhduan kursin për rrobaqepësi, për frizere, edhe disa fusha të tjera, mirëpo kishte përfshire edhe në kurs të gjuhës, si gjuha angleze, gjermanishte, etj”, tha Nebiu, njofton Almakos.
Ajo shtoi se qëllimi i këtij projekti ishte ti forcojmë kapacitet e tyre, por u mundësua edhe vetpunësimi, një veprim i paplanifikuar, por shumë i pa prpritur. Ku gjatë realizimit të projektit 70 gra gjetën vende pune, në bizneset ku bënin praktikën, dhe disa të tjera janë akoma në proces për gjetjen e vendeve të punës.
“Çka ishte e re në këtë projekt ishte se përveç grave që trajnuam, ishin të pranishëm edhe fëmijët e tyre, pra bëm një punë kreative, që fëmija të mos jetë pengesë, se shpesh dëgjohej se nuk mund të ndjekim kurs, përshkak se nuk kam kujt t’ia lë fëmijën.
Është bë aksion që të inkuadruarit në projekt kanë shkuar derë më më derë për t’i ftuar gratë dhe u janë dhënë këshilla, për t’i larguar ato steriotipe dhe të japin porosinë për atë se sa me vlerë është të jetë e punësuar një grua, si përfituese për veten, por edhe për gjithë familjen.
Fillimiet ishin shumë të vështira, sepse gratë përherë kërkonin të pyetet bashkëshorti ose prindërit e tij. Pra, përmes kontaktit direkt ne mësuam këto bariera të gruas.
Në Maqedoni afër 76 përqind të grave nuk janë fare aktive në tregun e punës dhe askund nuk figurojnë se kërkojnë punë
Ne që në fillim nënshkruam memorandum me Agjensionin, për punësim të RM-së, punuam me gratë, agjensionet, për masat aktive për punësim.
Nga Agjensioni janë bërë trajnime për edukim dhe parandalim të paragjykimeve dhe steriotipeve. Sepse për gratë të etniteteve jo shumicë në tregun e punës, si dhe rekomandim nga komitetei i OKB-së, se gratë shqiptare, rome, të trajtohen me masa special.
Edhe një rezultat tjetër dua të theksoj se një grup prej 6 grave përpiluan biznes plane dhe konkuruan, për të përfituar 4000 euro, siç e jep shteti këtë shumë, për të filluar një biznes të ri, ku edhe kanë kaluar rrethin e parë, dhe shpresojmë të realizohet”, tha Nebiu, për Almakos.
Nga përgjegjësja e projektit Sumka Buçan u tha se grupi target kanë qenë kryesisht gratë e varfëra dhe pa dijeni se si të përfshihen në tregun e punës.
Dragan Periç, projekt menaxher, tha se projekti është fokusuar në trajnim, motivim për punë, ku nëpërmjet kurseve do të arrinë të kenë një profesion si frizere, rrobaqepse, etj
Për Almakos, Periç tha se në këtë projekt janë të përfishë gratë me arsim të ulët.
Projekti në fjalë është zbatuar nga CARE dhe Iniciativa Qytetare e Femrave ANTIKO, në Gjermani, Luksemburg, etj. Financuar nga Bashkimi Evropian si dhe I drejtuar nga Sektori i Financimit Qendror dhe Kontraktimit pranë Ministrisë së Financave.
D.Kërluku
Almakos.com

