Analisti politik, Qenan Aliu propozon që të përballet platforma shqiptare me platformën e plakut Xingo, transmeton Tetova1.
“…Faktori shqiptarë duhet të përballet kuptohet poqëse duan pala tjetër me Platformën maqedonase të inicuar fshehtas nga Vmro-Dpmne dhe plaku Xingo.
Kuptohet kjo përballje të jetë me dialogun më të qytetruar politik duke shpërfaqur të gjitha argumentet politike, ekonomike, historike ,demografike etj etj. E drejta dhe argumentet pa hezitim janë në anën e shqiptarëve.
Por këtë përballje do të duhet ta monitorojë faktori ndërkombëtarë dhe pastaj me ndërmjetësim të tyre e gjithë debati të efektuohet me negociatë për një marëveshje historike se çfarë Maqedonie duam të kemi të gjthë së bashku, apo nuk pajtohemi që ta kemi !?
Shqiptarët tani më i kanë kuptuar përfundimisht mashtrimet , ata dijnë të debatojnë dijnë të negociojnë dhe dijnë të bëjnë kompromis. Por mbi të gjitha nuk do të bëjnë kompromis për çështjet që janë të PA NEGOCIUSHME kudo në botën demokratike !”, shkroi Qenan Aliu./Tetova1/