Qeveria e re, e drejtuar nga Zoran Zaev, Ali Ahmeti e Ziadin Sela do të kenë mbështetje të fuqishme financiare nga Bashkimi Evropian, njoftojnë mediat në vend.
Përpos fondeve IPA, Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian kanë vendosur në një takim të fundit që të ndajnë edhe 2 miliard euro shtesë për vendet e rajonit që aspirojnë anëtarësimin në familjen evropiane, shkruan gazeta “Dnevni Avaz”.
Një pjesë e këtyre parave do të vijnë në Maqedoni, për të stabilizuar buxheti, i cili për vite me rradhë është dëmtuar në realizimin e projekteve të cilat asnjëherë nuk ka gjeneruar vende të reja të punës.
Shefi i diplomacisë gjermane, Zigma Gabriel më 31 maj në samitin e ministrave të punëve të jashtme të Ballkanit paralajmëroi zbatimin e Planit Berlim plus.
Ai theksoi se BE-ja dotë ndihmoj Ballkanin sidomos në planin ekonomik dhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit në këtë rajon./Almakos.com/