Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për dorëzim të Aplikacionit për grant investues për ndërtim të Autostradës A2 Gostivar – Kërçovë aksi Bukojçani – Kërçovë. Është miratuar informata edhe për Aplikacion për grant investues për punime ndërtimore për rehabilitim dhe zgjerim të rrugës shtetërore A2 Kriva Pallankë – Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), si pjesë e Korridorit 8, në kuadër të thirrjes së hapur të Instrumentit për kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) për vitin 2017. Në seancë është miratuar edhe Informata për shpërndarje të mjeteve nga Buxheti i RM-së për vitin 2017, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Nën-programit për mbështetje të implementimit të Dekadës dhe Strategjisë për romët me qëllim për shpërndarje të mjeteve për projekte infrastrukturore komunale në komunat Koçan, Manastir dhe Prilep. Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi tekstin më të ri të Informatës për fuzionim të shtëpive të shëndetit dhe spitaleve të përgjithshme në komunat ku kjo nevojitet dhe e obligoi Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë të formojë grup pune i cili do t’i shqyrtojë mundësitë për lidhje, bashkëngjitje, ndarje të dy ose më shumë institucioneve shëndetësore publike, për shkak të shfrytëzimit më efikas dhe më proporcional të hapësirës, pajisjes dhe kuadrit të institucioneve shëndetësore publike. Ministria dikasteriale në seancën e ardhshme të Qeverisë duhet të dorëzojë informatë me analizë të implikimeve fiskale, si dhe analizë të epërsive
dhe mangësive, me propozim institucionet shëndetësore publike. Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e shqyrtoi Informatën me Plan aksional për zhvillim të kujdesit post-operativ jashtë-spitalor të pacientëve dhe e obligoi Ministrinë e Shëndetësisë që në çdo gjashtë muaj deri te Qeveria të dorëzojë informatë për progres të aktiviteteve nga Plani aksional, e deri në realizimin përfundimtar të projektit.
Data 04.03.2025
Aktuale
- Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025
- Ambasadori Meidani: Shqipëria dhe Turqia – më shumë se partnerë
- (VIDEO) Orban dhe Mickoski mbështesin planin e Trampit për Ukrainën
- Numërimi i votave me kusht ka filluar – KQZ parashikon përfundimin brenda javës
- Shija unike e birrave në panairin “Horeca Expo Albania”, “Hysenbelliu Group” përfaqësohet me markat, Korça, Tirana, Kuqalashe, Gold by Korça
- Fetai dhe ambasadori Vahl diskutuan për përshpejtimin e eurointegrimeve
- Dimitrieska-Koçoska në Budapest: Investimet në fokus të Qeverisë, përkrahja hungareze është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit
- (VIDEO) Mickoski nuk merr asnjë ministër të VLEN-it në Hungari